Aleksandër Çipa zbulon mesazhin e fortë që përcolli sot ambasadorja Yuri Kim, paralajmëron lajmin që do të “tronditë” Sali Berishën

Gazetari Aleksandër Çipa tha se ambasadorja amerikane Yuri Kim tregoi sot nga selia e PD-së se SHBA mbetet e palëkundur sa i parket shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Berisha. Ai u shpreh se gjuha që përdori Kim kishte mesazhe të qarta për ish-kreun e PD-së dhe mbështetësve të tij.

“Më shumë se sa një mesazh për kreun e PD Lulzim Basha, artikulimi i ambasadores amerikane në Tiranë në takimin që pati në selinë e PD është një mesash i drejtpërdrejtë ndaj mbështetësve të Sali Berishës. Nuk ka asnjë dyshim se përcaktimi “non grata” i z. Berisha parakupton një qëndrim të panegociueshëm”, tha Çipa.

Çipa nuk përjashton faktin, që akuzat e Departamentit Amerikan të Shtetit të ngritura për Berishën të materializohen në një proces juridik.

“Akuzat të Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilat kanë formën e një epitafi politik dhe një përmbajtje juridike të pastër, ai akuzohet publikisht për pengim të demokracisë, dhe për mbështetje të korrupsionit, madje dhe familjarët dhe partnerët politikë, dhe si të tilla ata do të jenë pjesë e një procedim dhe një procesi juridik. Besoj do të kemi mundësinë në të ardhmen e afërt ta verifikojmë dhe ta provojmë”, tha Çipa.