Loredana zemërthyer i kërkon falje publikisht Mozzikut. Loredana dhe Mozzik janë ndarë sërish. Pas një ribashkimi që ndodhi muaj më parë mes çifti të shumë përfolur dyshja sërish i kanë ndarë rrugët.
Është vetë Loredana ajo e cila ka treguar se ajo dhe Mozzik janë ndarë ku shkak ka qenë kokëfortësia e të dy palëve, shkruan lajmi net.
Mirëpo ani pse të ndarë dyshja në vazhdimësi ka punuar rreth albumit “No rich parents”, të cilin e kanë finalizuar mbrëmë.
Pas këngës “Mit Dir” të publikuar javë më parë Lori dhe Mozzik mbrëmë lansuan këngën e re “Immer ëenn es regnet” që e shoqëruan me një videoklip ku dyshja u shfaqën së bashku.
Ndërkohë në postimin e saj Loredana ka shkruar “Më fal”, duke e përcjellë me një emjoi zemërthyer.