50-vjeçari flet nga Infektivi: Është sëmundje e tmerrshme, po vuaj (VIDEO)

Ky 50-vjeçar është një prej 82 pacientëve të shtruar në spitalin infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, i cili prej dy javësh po lufton me koronavirusin.

“Është një sëmundje e tmerrshme. Është shumë e tmerrshme, unë po vuaj shumë”.

Pacienti nga Shkodra nuk ka sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Në ditët e para të sëmundjes ai thotë se nuk mbushej dot me frymë. Madje edhe tani në spital ende nuk e ka rikuperuar plotësisht veten. “Është në sëmundje që të merr frymën. Respektoni rregullat, ruani veten, ruani familjen dhe shoqërinë”.

Sipas bluzave të bardha në pavionin infektiv po marrin ndihmë mjekësore edhe të rinj të moshës 30 vjeç. Shumica e të shtruarve janë të moshës 50-60 vjec dhe paraqiten me të njëjtat simptoma të rënda si në fillim të pandemisë.

Video: