Aktori Gent Zenelaj ka ndarë një histori interesante gjatë intervistës për moderatoren Ester Bylyku.
Ndonëse Genti është bërë i dashur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen në spektaklin e humorit ‘Portokalli’, në fakt për të ka qenë e vështirë ta fitojë atë vend pune. Për më tepër Genti thekson se e kanë refuzuar plotë tre herë.
Ester Bylyku: A ke marr pjesë në ndonjë audicion dhe nuk je pranuar?
Gent Zenelaj: “Po, në Portokalli, 3 herë më refuzuan. Shpesherë nuk ka të bëjë për talentin, por të jesh në momentin e duhur, në vendin e duhur me metarialin e duhur. Por publikisht gjej rastin të falenderoj Agron Llakaj, i cili ishte drejtori artistik, dhe kishte një dashamirësi dhe qasje pozitive ndaj meje. Pasi u lodha me audicione, vendosa të marr pjesë me një barsoletë. Vendin e punës e fitova me barsoletën e familjes Agolli.”