Kryeministri i Republikës së vetëshpallur të Donetskut, Aleksandar Zaharçenko ka deklaruar sot se separatistëve në këtë pjesë të Ukrainës sot u janë bashkuar edhe 14 serbë.
“Këto forca që na vijen, ata të gjithë janë vullnetar. Për shembull, sot neve na kanë ardh 14 serbë”, ka thënë Zaharçenkmo në një konferencë për media në Donetsk, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Duke folur për armatosjen, ai ka thënë se atë që e posedojnë separatistët, gjithçka paraqet trofe ushtarak.
“Kjo është teknika jonë, teknika që e kemi marrë nga ushtarët ukrainas. Kjo është e mjaftueshme. Në përgjithësi, ky arsenal ushtarak është trofe për neve”, ka thënë Zaharçenko.
Sipas të dhënave të shërbimit informativ të Serbisë, BIA, në luftën e nxitur nga Risia në Ukrainë, janë të përfshirë rreth 30 serbë që luftojnë në anën e separatistëve pro-rus dhe u është premtuar pagesë rreth 2000 dollarë.