Të mbash në një lidhje të mirë dhe të shëndetshmë do të thotë punë nga të dy partnerët. Zbuloni se cilat janë gjërat që duhen shmangur në një lidhje afatgjate.
Nuk ia ulin rëndësinë njëri-tjetrit
Njerëzit në një lidhje të shëndoshë dhe të lumtur dijnë si të mos nënvlerësojnë partnerin e tyre. Ata dijnë si të bëjnë njëri-tjetrin të lumtur dhe t’i trajtojnë me vlerën që kanë.
Nuk largohen në kohë të vështira
Lidhjet e shëndetshmë kanë uljet dhe ngritjet e tyre. Arsyeja pse disa lidhje janë të forta është sepse njerëzit në të janë të vendosur t’i zgjidhin problemet në vend se t’i injorojnë.
Nuk shtirin emocione
Disa njerë mendojnë se duke u shtirur për mënyrën se si ndihen ose duke tundur kokën për gjërat që nuk iu pëlqejnë po i bëjnë lidhjes së tyre nder, por në fakt nuk janë. Ji vetvejta, ji versioni më origjinal yti për partnerin tënd.
Nuk fshehin veten e tyre të vërtetë
Çelësi për një lidhje të lumtur dhe të gjatë është të ekspozosh plotësisht veten tënde te partneri, mos u frikëso t’i tregosh gjithçka për veten tënde, transmeton lajmi.net.
Nuk mbajnë mëri
Falja është një nga shpërblimet më të bukura dhe ne të gjithë bëjmë gabime. Fali gabimet e tyre dhe mos mbaj inat dhe mëri. Vazhdo përpara pa i përmendur ato.
Nuk flasin kur është koha të dëgjojnë
Nuk është lehtë të flasësh haptas për atë që mendon, dhe patjetër që ështe vështirë t’ia hapësh zemrën dikujt, por është edhe më vështirë të dëgjosh dhe të qëndrosh mendje-hapur. Çiftet e lumtura janë ato të cilat dinë kur të flasin dhe kur të dëgjojnë.
Nuk marrin çdo gjë afër zemrës
Njerëzit në lidhje të mira dhe të lumtura dijnë si të mos marrin çdo gjë të vogël afër zemrës. Dijnë si të mos lëndohen nga çdo gjë e vogël që iu thotë partneri.
Nuk krahasojnë njëri-tjetrin me dikë tjetër
Të krahasosh partnerin me dikë tjetër (sidomos me ish-in) është gjëja më e tmershme që mund të bësh. Duaji ata për atë që janë sepse e kanë individualitetin e tyre. Nëse i krahason me dikë tjetër ia bën me dije atyre që nuk janë aq të mirë sa duhet për ty.
Nuk gënjejnë
Kur besimi del jashtë lidhjes, kurrë nuk mund të rindërtohet. Gënjeshtra dhe tradhtia do t’iu çojë vetëm në gjëra të këqija. Ji vetvetja dhe i sinqertë.
Nuk nxitojnë lidhjen e tyre
Njerëzit shpesh priren të nxitojnë lidhjen e tyre të lumtur me shpresë se e nesërmja do të jetë edhe më e lumtur. Mos i nxito gjërat. Shprenzo çdo ditë sikur të ishte dita e parë e lidhjes suaj. Vlerëso edhe momentet më të vogla dhe krijo kujtime çdo ditë. Mos u streso për atë që po vjen, thjesht vazhdo të lëvizësh përpara me jetën tuaj.
Nuk presin zgjidhje të magjishme
Çelësi i një lidhjeje të shëndetshme dhe të lumtur është të dish kur dhe ku mund të menaxhosh një problem vetë, pa ndihmën e partnerit për çdo gjë të vogël. Ji përkrahës dhe prit përkrahje, por mëso si të mbështetesh tek vetja fillimisht.