Rihanna kërkoi çlirimin e Palestinës? Këngëtarja fshin postimin e famshëm nga Twitter dhe burime pranë saj deklaruan se ajo nuk kishte qëllim dërgimin e atij postimi.
“Mesazhi i dërgua më shpejt se duhej por nuk ishte për qëllim të postohej, ndaj u fshi. Ajo as nuk e kuptoi që e kishte futur në Twitter derisa fansat nisën ta komentonin aq shumë. E fshiu më pas”, thotë burimi.
Rihanna bëri një postim në Twitter, në mbështetje të Palestinës, në një kohë kur vendi po përballet me konflikte të përgjakshme, por e ka fshirë atë shpejt, vetëm disa minuta më vonë.
TMZ i kërkoi Rihanës një reagim për komentin, i cili iu shpërnda 36 milionë ndjekësve të saj në Tëitter, por ajo zyrtarisht ende nuk ka dhënë një shpjegim.
Rihanna përflitet shumë në mediat sociale, por kësaj radhe, duket se ky nuk është një subjekt që ajo do të donte të trajtonte.
Kjo nuk është hera e parë që Rihanna mbështet Palestinën. Tetorin e shkuar, ajo raportoi në revistën izraelite “Haaretz” se gjatë një performance në Tel Aviv, këngëtarja ndryshoi tekstin e këngës së saj nga “gjithçka shoh janë shenjat” në “gjithçka shoh është Palestina”